www.albaniajournalism.com
Nga Ardian Hoti
Planifikuan të eliminonin Martinaj dhe Durim Bamin,Spak dergon per gjykim 14 antarë të një grupi kriminal
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se:
Të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), Emiljano Shullazi dhe Blerim Abazi, gjatë muajve janar-korrik 2020 dhe i pandehuri Naim Stafuku, gjatë muajit gusht 2020 në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.
Të pandehurit Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve gusht-shtator 2020, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Preng Gjini.
Të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve qershor-shtator 2020 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, të drejtuar nga i pandehuri Leonard Duka kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi.
I pandehuri Gjergji Cukali, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve korrik-shtator 2020 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Elvis Gacaj dhe Altin Gega.
I pandehurit Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), gjatë muajve qershor-dhjetor 2020, si dhe i pandehuri Satilno Basho, gjatë muajve mars-maj 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni.
I pandehuri Xhelal Rraja, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajit Janar 2021 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arben Ndoka.
I pandehuri Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019, si dhe veprimtari e konkretizuar më datë 23.04.2019, 2021, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar prej tij ka goditur një pjesëtar të familjes së një gjyqtareje, anëtare e një trupe gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila gjykonte një cështje penale ndër të tjera edhe në ngarkim të këtij të pandehuri. Ky i fundit, për këtë çështje gjyqësore, kishte kërkuar përjashtimin e kësaj gjyqtareje.
I pandehuri Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli), me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje dhe të konstatuara më datë 29.06.2024, ka mbajtur në banesë pa lejen e organeve kompetente shtetërore një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të konsiderueshme municionesh luftarakë.
Të pandehurit Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli) dhe Miri Bruli, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje dhe të konkretizuar më datë 03.07.2020, kanë ndihmuar një shtetas në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve nga Mali i Zi për në Shqipëri nëpërmjet liqenit të Shkodrës.
I pandehuri Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli), me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje dhe të konstatuara më datë 17.05.2024, duke qenë me një masë sigurimi “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga nenit 237 i K. Pr. Penale, të caktuar me vendimin nr.33, datë 26.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është larguar nga banesa ku duhej të qëndronte si i paraburgosur, duke mos u gjetur në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak dhe Durrës.
Të pandehurit Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli) dhe Emiljano Shullazi, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje dhe të konstatuara gjatë periudhës Janar-Korrik 2020, kanë mbajtur secili prej tyre në mënyrë të paligjshme në institucionet burgimi sende të ndaluara telefona celularë me të cilët kanë komunikuar me persona të tjerë jashtë institucionit të ekzekutimit të dënimit me burgim, ku mes të tjerash kanë komunikuar edhe me disa persona që kanë qenë bashkëpunëtorë në kryerjen e një sërë veprash penale, për të cilat ata akuzohen.
Hetimet vazhdojnë në kuadër të procedimit penal nr.59, në ngarkim të personave të tjerë të dyshuar në kryerjen e veprave penale si edhe për fakte penale të rezultuara gjatë hetimeve të këtij procedimi.
Skip to content
Verified by MonsterInsights