www.albaniajournalism.com

Çfarë parashikon strategjia e SPAK?
Strategjia parashikon ngritjen e grupeve hetimore në terren që do të monitorojnë në kohë reale dhe hetim dinamik për identifikim e individëve të përfshirë në krim dhe të grupeve të strukturuara kriminale të cilat dyshohen se ndikojnë në zgjedhje.

-Përfshirja e grupeve hetimore në terren për të monitoruar në kohë reale situatat për të cilat mund të ketë indicie për kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025.
-Identifikimi jo vetëm i subjekteve të posaçme apo individëve të përfshirë në korrupsionin aktiv dhe pasiv në zgjedhje, por dhe i grupeve të strukturuara kriminale të cilat dyshohen se ndikojnë në zgjedhje.
-Monitorimi i përdorimit të buxhetit, investimeve dhe infrastrukturës publike, të cilat nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.
-Strategjia i vendos theks të veçantë masave parandaluese për të siguruar një bashkëpunim në kohë reale me publikun, gazetarët/median dhe shoqërinë civile në lidhje me sensibilizimin por dhe denoncimin e rasteve të dyshuara.

Si do parandalohet blerja e votës së diasporës?
Në monitorim të SPAK do të jetë dhe vota e diasporës, megjithëse Prokuroria e Posaçme pranon se do të jetë e ndërlikuar por se do të bashkëpunojë me autoritetet e shteteve të tjera.

“Votimi i shqiptarëve të diasporës përbën një sfidë të re dhe të ndërlikuar për hetimin e mundshëm të shkeljeve zgjedhore. Identifikimi i autorëve të manipulimeve të mundshme apo blerjes së votave në një kontekst ndërkombëtar do të kërkojë bashkëpunim më intensiv me autoritetet ligjzbatuese të vendeve të tjera. Kjo mund të shtojë kompleksitetin procedural dhe të vonojë hetimet, për shkak të vështirësive në shkëmbimin e informacionit dhe ekzekutimin e kërkesave për ndihmë të ndërsjelltë juridike” shkruhet në strategjinë e SPAK

Ku do të përqëndrohet SPAK?
SPAK do përqëndrojë burimet hetimore në ato zona ku janë shfaqur më parë raste të krimeve zgjedhore. Ndërsa do të punojë për të siguruar një bashkëpunim  në kohë reale me publikun, gazetarët/median dhe shoqërinë civile në lidhje me sensibilizimin por dhe denoncimin e rasteve të dyshuara.
-Do të përdoren teknika të posaçme të hetimit, përfshirë hetimet financiare dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, për të siguruar një hetim të shpejtë dhe efektiv të rasteve.
-Në faqen zyrtare online të SPAK do të ngrihet një platformë e dedikuar për denoncimin e rasteve.
-Do të ketë komunikim në kohë reale me publikun dhe KQZ.
-Gjatë periudhës zgjedhore do të ketë një bashkëpunim të dedikuar me Prokurorinë e Përgjithshme, zyrat e prokurorive pranë gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm, KQZ, Policinë e Shtetit, Agjencinë e Inteligjencës Financiare (AIF), Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH)  organizmat ndërkombëtar, organizata të shoqërisë civile për të rritur efektivitetin e hetimeve për veprat penale në kuadër të zgjedhjeve.

Çfarë do të verifikohet nga marsi deri në 30 maj 2025?
-Verifikimi në terren i indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.
-Verifikim i raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike, gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme.
-Monitorimi i mediave dhe rrjeteve sociale për indiciet e mundshme për kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.
-Intensifikimi i bashkëpunimit të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese, AIF, sektorin bankar dhe atë financiar.
Skip to content
Verified by MonsterInsights