www.albaniajournalism.com
Nga Ardian Hoti
SPAK alarmon politikën: 667 zyrtarë nën hetim për afera korrupsioni!
Ditët e fundit është rihapur edhe njëherë debati mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi. Deri dje ishte PD që e kritikonte SPAK, teksa këto ditë kemi parë kryeministrin Edi Rama.
Por përtej qendrimeve politike, SPAK duket se ka dhënë efekt në imazhin e vendit, pasi Shqipëria pësoi një përmirësim të ndjeshëm në indeksin e korrupsionit, të publikuar nga “Transparency International”.
Dhe arrestimet e kryera nga SPAK gjithë këto kohë duket se kanë shkaktuar frikë si në radhët e mazhorancës ashtu edhe në radhët e opozitës. Të gjithë rrinë me frikën se kush mund ta ketë radhën më pas. Dhe në fakt shumica duhet të kenë frikë, pasi Prokuroria e Posaçme është “mbytur” nga dosjet e korrupsionit.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Prokuroria e Posaçme, rezulton se që nga krijimi i saj e deri më sot, janë hapur letrat për plot 677 zyrtarë.
“Numri i zyrtarëve të hetuar për periudhën 2019 deri në dhjetor 2024 është 667, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248, 258, 259, 260, 257/a, 319/ç dhe 328/b të K.Penal; rezulton se 892 është numri i kallëzimeve penale për zyrtarët për periudhën 2019 deri në dhjetor 2024, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248, 258, 259, 260, 257/a, 319/ç dhe 328/b të K.Penal; ju informojmë se numri i zyrtarëve të kallëzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal është 922 për periudhën 2019 deri në dhjetor 2024”, shprehet SPAK.
Skip to content
Verified by MonsterInsights